Rashica paralajmëron Kroacinë

Milot Rashica ka bërë të ditur se do të jap gjithçka që Kosova të marr një rezultat pozitiv ndaj Kroacisë.

Përfaqësuesja e Kosovës më 6 tetor përballet me Kroacinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, në ndeshjen që zhvillohet në ‘Loro Boriçi”.

“Te gjithë e dimë se çfarë kualiteti ka Kroacia, por ne do te japim me te mirën për të marrë një rezultat pozitiv”, ka thënë Rashica pas stërvitjeve të sotme.