Rashica në mesin e yjeve që mund të përfundojnë në Premierligë gjatë verës

Ylli i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Milot Rashica figuron në listën e talenteve të rinj që mund të përfundojnë në Premier Leaguen e Anglisë në afatin kalimtar të radhës.

Gazeta “The Sun” ka përpiluar një listë me lojtarë për të cilët klubet e Premier Leagues së Anglisë do të luftojnë. Në këtë listë janë edhe emrat si Lautaro Martinezi , Ferran Torresi, Martin Odegaardi, Achraf Hakimi, Nicolo Zaniolo e Kai Havertz ndër të tjerë.

Rashica 23-vjeçar është pjesë e Werder Bremenit, ndërsa është raportuar se për të po interesohet Liverpooli. Liverpooli duhet të ofrojë afro 38 milionë euro për transferimin e Rashicës.

“Këmbë shpejt dhe vrasës. Kosovari 23-vjeçar është shpresa e vetme e Bermenit që të evitojë rënien nga liga. Ka fjalë se Dortmundi do të bëjë ofertë për të në rast se Jadon Sancho largohet. Por, klubet e Premier Leagues duhet të arrijnë tek më shpejt”, është shkruar nga “The Sun”.

Rashica ka shënuar 10 gola dhe asistuar pesë tjerë në 24 ndeshje në të gjitha garat këtë stinor.