Rashica me Werderin i kthehen humbjes

Werder Bremen ka bërë një hap prapa në luftën për mbijetesë në Bundesligë.

Skuadra e Milot Rashicës ka humbur në shtëpi nga Eintracht Frankfurt me rezultat 0-3 në ndeshjen e mbetur të xhiros së 24-të.

Golat për mysafirët i shënuan Andrea Silva (61′) dhe dy Ilsanker (81′ dhe 90′).

Rashica ishte në lojë për 30 minuta, pasi për shkak të një lëndimi në javën e kaluar nuk u inkuadrua nga fillimi.

Pas humbjes, Werderi mbetet në vendin e parafundit me 25 pikë, dy më  pak se Dusseldorf që është në zonën e barazhit.