Rashica luan nga minuta e parë, miqësorja mbyllet 2:2

Milot Rashica është paraqitur nën fanellën e Vitesses, në miqësoren që kjo skuadër e ka zhvilluar kundër Oostendes sot.

Talenti vushtrrias u paraqit në fushë nga minuta e parë, për t’u zëvendësuar më vonë nga trajneri i tij.

Ndeshja u mbyll baras 2:2, ndërsa inkuadrimi i Rashicës nga minuta e parë, e tregon besimin e shtabit teknik në të. /Olle