Rashica flet për ftesën e mundshme të De Biasit, shqiponjën dhe luftën në Kosovë (VIDEO)

 Në një intervistën për televizionin e Holandës, Milot Rashica flet për Vitessen, festën me shqiponjë pas golave të shënuar, luftën në Kosovë, për të cilën nuk dëshiron të flasë shumë dhe Kombëtaren shqiptare.

Njeriu i shtatë golave me Vitessen, thekson se nuk e kishte pritur një sezon të tillë.

“Kur erdha këtu nuk e parashikoja se do të shkojë kështu, doja të punoja shumë. Më pëlqen gjithçka këtu, skaudra, vendi, po ashtu kam bërë shok të mire”, thekson 19-vjeçari nga Vushtrria, përcjell GazetaOlle.com.

“Kur e kam topin dua të shkojë përpara të bëjë aksionin, dhe të përdorë shpejtësinë time”, shton ai.

I pyetur për festën me shqiponjë, Miloti shprehet: “Shqiponja? Këtë e bëjmë në Shqipëri dhe Kosovë, është symbol i yni, identifikohemi se prej nga vijmë”.

miloti rashica

Televizioni holandez sjell edhe pamje të eksodit të kosovarëve në luftën e zhvilluar në fund të viteve 90. “Nuk mendoj se është e mirë ta shpjegojë. Kanë qenë kohëra të vështira”, përgjigjet Rashica për luftën dhe refugjatët.

Gazetari e pyet edhe për mundësinë që ai të ftohet nga Gianni de Biasi në “EURO 2016”/.

“Ëndrra ime është të shkojë atje. Mendoj se De Biasi më përcjell, unë dua të luajë këtu të bëjë më të mirën dhe nëse trajneri më thërret unë jam i gatshëm…”.

rashica

Miloti sonte luan kundër Ajaxit, për çka gazetari i uroi fat. /Olle