Rashica flet pas lëndimit: Ja kur do të rikthehem

Milot Rashica shënoi dy super gola ndaj Augsburgut, por u detyrua të dalë nga loja, për shkak të një lëndimi.

Ishte vetë Rashica i cili ka folur pas ndeshjes, duke treguar shkallën e lëndimit, shkruan Gazeta Olle.

“Nuk është [dëmtim] i madh, thjesht ndjeva [dhimbje] paksa në shpinë. Doja të vazhdoja, sepse rëndësi kanë tri pikë. Mendoj se do të kthehet për ndeshjen në Berlin”, është shprehur Rashica.