Rashica e Xhaka të shtunen në Fadil Vokrri

Milot Rashica e Granit Xhaka me 15 qershor priten të zbarkojnë në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Si Rashica ashtu edhe Xhaka kanë shtyerë datën e pushimeve për ta zhvilluar një ndeshje në Fadil Vokrri, për nder të 20-vjetorit të çlirimit të kryeqytetit, ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përcjell GazetaOlle.com.

Pak orë më pare në rrjetet sociale ka qenë Granit Xhaka i cili ka postuar një foto ku fton të gjithë të jenë të pranishëm në këtë ndeshje.

“Ejani, ju mirëpresim”, ka shkruar Xhaka./GazetaOLLE