Rashica asiston në golin e fitores (VIDEO)

Milot Rashica ka bërë një paraqitje pozitive në fitoren e Vitesses në udhëtim ndaj skuadrës së Heracles.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, ka asistuar në golin e Navarone Foor, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Rashica i dha një pasim nga e djathta, të cilin e konkretizoi në super-gol Foor.

Vitesse fitoi falë këtij goli, pasi që takimi u mbyll 0:1.