Rashford – Liverpool, 2:1

Marcus Rashford ka shënuar dy gola, të cilët dolën të mjaftueshëm që Manchester United të mposhtë Liverpoolin, në derbin e Premier Leagues angleze.

Rashford shënoi golat në minutat 14 dhe 24, me të cilët u mbyll pjesa e parë.

Në të dytën Eric Bailly shënoi autogol në minutën 66, për shifrat 2:1.

Me këtë fitore, United ruajti pozitën e dytë me 65 pikë të tubuara, pesë më shumë se i treti, Liverpool. /Gazeta Olle/