Ramushi: Sezoni i Dritës varet nga kjo ndeshje

Ish-futbollisti i njohur kosovar, Ismet Ramushi parasheh një luftë shumë të ashpër deri në fund të këtij edicioni të Vala Superligës, pasi gjitha frontet tash për tash janë të hapura, madje ai nuk e përjashton as mundësinë e shpëtimit të Trepçës, e cila është e parafundit në tabelë.

“Për titull thuajse puna ka përfunduar, pasi Trepça’89 ka bërë një kampionat perfekt dhe është me meritë aty ku është. Vëmendja duhet të përqendrohet në ndeshjet për mbijetesë, aty ku do të ketë takime të parashikuara. Humbja e Dritës dhe barazimi i Ferizajt e kanë ndezur garën shumë. Javën që vjen ballafaqohen Drita e Ferizaj, dy skuadrat që po e bëjnë luftën më të ashpër për mbijetesë”.

“Nëse fiton Drita, atëherë mund ta kthejë vetëbesimin, por në rast të në rezultati tjetër, atëherë gjithçka përfundon. Po shpresoj që Drita të fitojë dhe të mbetet në Ligë, pasi vërtet ka një tifozëri që meritojnë të kenë një ekip në Superligë. Gjithsesi, deri në fund ka për t’u luftuar shumë dhe askush nuk mund ta parashikojë çfarë mund të ndodhë. Unë nuk e përjashtoj as Trepçën nga kjo garë”, ka deklaruar Ismet Ramushi.