Ramush Haradinaj i jep zemër sportistit kosovar

Skiatori Albin Tahiri që do të përfaqësoj Kosovën në “PyeongChang” është pritur nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Harandinaj.

I pari i qeverisë ka thënë se ndihet nderuar që takon kampion të tillë siç është Albin Tahiri, kurse më këtë rast i uroi atij suksese në Lojërat Olimpike Dimërore.

“Është kënaqësi të takosh kampionë. I tillë është skiatori, Albin Tahiri. Albini, edhe pse i lindur në Slloveni, në Lojërat Olimpike Dimërore do të përfaqësojë shtetin e Kosovës, në pesë disiplina alpike të skijimit. Albinit i dëshirova shumë sukses dhe i dhurova flamurin e Kosovës, i cili do të ngritët në ‘PyeongChang’, në Korenë e Jugut. Albini po e nderon atdheun! Për më shumë, që kjo koincidon edhe me 10-vjetorin e pavarësisë sonë. Faleminderit Albin! Faleminderit të gjithë sportistëve që po e nderojnë gjithandej Kosovën. Krenar!”, ka shkruar Haradinaj.

ramushi-1