Ramos: Nuk do të dorëzohemi

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos ka thënë se skuadra e tij nuk e ka ndërmend të dorëzohet në garë për titullin e La Ligas, pasi është vetëm katër pikë prapa Barcelonës.

Sergio Ramos ka thënë se katër pikë nuk janë asgjë dhe se skuadra e tij nuk e ka ndërmend të dorëzohet deri në fund për titullin e La Ligas.

“Ne është dashur që t’i përfundojmë gjërat në pjesën e parë. Në pjesën e dytë është dashur të luajmë sikurse në pjesën e parë, por nuk e kemi bërë këtë gjë”, tha Ramos menjëherë pas takimit.

“Ne kemi dhënë gjithçka sot, por kemi qenë të pafatë. Kemi mundur ta përfundonim ndeshjen nëse do t’i shfrytëzonim rastet. Sidoqoftë, jemi vetëm katër pikë prapa dhe nuk e kemi ndërmend të dorëzohemi kaq lehtë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për të fituar La Ligan”, përfundoi Ramos, transmeton lajmi.net.