Ramiz Sadiku, klubi që po prodhon yje edhe për Evropë

Klubi i Ramiz Sadikut tash e disa vite bënë gara në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, raporton GazetaOlle.com.

‘Ndërtimtarët’ jo rrallë kanë luftuar për mbetje edhe në këtë rang, mirëpo ata mund të krenohen me një fakt.

Nga trajnerët e Ramiz Sadikut kanë dal shumë futbollistë të cilët sot po bëjnë karrierë edhe në Evropë.

Fotografia e KF Ramiz Sadiku Fotografia e KF Ramiz Sadiku

Eros Grezda po shkëlqen në kampionatin kroat me Osijekun dhe në Kombëtaren shqiptare teksa si lojtar është zhvilluar te Ramiz Sadiku.

E njëjtë gjë mund të thuhet edhe për Amir Rrahmanin e Dinamo Zagrebit dhe lojtarin e Përfaqësueses së Kosovës.

Ish i Ramiz Sadiku ka qenë edhe Suad Sahiti i Skënderbeut dhe Kosovës sikurse vëllai i tij Emiri i cili po luan me Kombëtaren shqiptare U-21 dhe Rabotniçkin në Maqedoni.

Pjesë e Ramiz Sadikut kanë qenë edhe talentët nga të cilët pritet shumë si Visar Bekaj, Ardit Nika, Drilon Tejeci, Almir Ajzeraj apo Blendi Baftiu. /Gazeta Olle/

Grezda amirrahmani  Sahitisahiti visar bekaj