Ramiz Lladrovci viziton Feronikelin, ua jep një premtim të madh

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka qenë mysafiri i sotëm në seancën stërvitore të Feronikelit.

Ai ua ka bërë një premtim të madh lojtarëve, duke u thënë se politika nuk do të përzihet në sport.

“Aty ishte i pranishëm edhe i pari i Drenasit, së bashku me anëtar të kryesisë së klubit si dhe Presidentin e klubit Kastrati. Kryetari Lladrovci njëherësh u shpreh i bindur se KF Feronikeli e ka ende lavdinë e para dy viteve dhe ka besim të plotë se titulli do të rikthehet në Drenas. Ai përveç tjerash, u siguroj lojtarëve se politika do ti mbaj duart larg futbollit në qytetin të cilin ai e drejton”, thuhet në njoftimin e Feronikelit, raporton “GazetaOlle.com”.

“Zotohemi të krijojmë kushte të volitshme, ndërsa nga ju presim të jepni maksimumin në fushë”,  citohet t’u ketë thënë Lladrovci.

Këto deklarata vijnë pas tensioneve mes ish strukturave të klubit dhe Komunës së Drenasit.

Nënkryetari i Klubit Naser Rexhepi njëkohësisht u siguroi lojtarëve se KF Feronikeli vazhdon punën me rregull dhe profesionalizëm. “Largoni çdo dyshim mbi të ardhëm tuaj apo të klubit. Kanalizoni të gjitha energjitë te topi, na e sillni titullin dhe na bëni krenar. Kemi besim te ju!”, u shpreh Rexhepi.

feronikeli