Ramiz Krasniqi konfirmon përforcimin e ri të Prishtinës

 Prishtina ka bërë përforcimin e radhës, duke marrë një lojtar në repartin e mbrojtës. Është Veton Kabashi ai i cili ka kaluar tek bardhekaltërit nga Flamurtari i Prishtinës.

Lajmin e konfirmoi trajneri i Prishtinës, Ramiz Krasniqi. “Veton Kabashi është një qendërmbrojtës i mirë dhe ne kemi pasur nevojë për të shtuar konkurrencën pasi kemi jashtëzakonisht pak lojtarë në repartin e mbrojtjes”, deklaroi Krasniqi për GazetaOlle.com.

Kabashi vlerëson lojtar me cilësi të larta, derisa javë më parë iu bashkua edhe Gjilanit, për t’u rikthyer sërish tek Flamurtarit.

Krasniqi bëri të ditur se gjatë këtyre ditëve, drejtuesit e klubit po nënshkruajnë kontrata me lojtarët aktualë, të cilët nuk kishin kontratë, derisa për koreanët e helmuar ditë më parë tha se gjendja e tyre është e mirë. /Gazeta Olle/

kabashi