Ramiz Krasniqi konfirmon largimin e një lojtari dhe vazhdimin me një tjetër

Trajneri i Prishtinës, Ramiz Krasniqi, në një intervistë për Tribuna Channel, ka konfirmuar largimin e mesfushorit Festim Krasniqi.

Ai tha se lojtari nuk ka luajtur më shumë se 70 për qind të ndeshjeve, dhe nuk do të jetë më pjesë e Prishtinës.

Ndërkohë, ai lavdëroi talentin Lorik Boshnjaku, i cili nën drejtimin e Bylbyl Sokolit, nuk ishte aktivizuar fare.

Krasniqi tha se Boshnjaku ishte në listën e transfereve, por ndeshje e fundit me Drenicën, ia ka ndryshuar bindjen për të. (Gazeta Olle)