Ramiz Krasniqi flet për grumbullimin e Kosovës U19 në Portugali

Me shumë seriozitet i ka marrë ndeshjet e rrethit elitë, që mbahen në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin evropian Finlanda 208, Kombëtarja U-19, e cila posa ka arritur dhe është vendosur në qytetin e bukur të Portos së Portugalisë përkatësisht në hotelin Axis të kuartetit Ofir, menjëherë ka nisur stërvitjet pa humbur as një orë e ditë të vetme.

Në këto kualifikime djemtë e Kombëtares U-19 e kanë kuptuar sesa janë pritëshmëritë e opinionit futbolldashës sikur dhe që janë synim e objektiv i qartë edhe për vet ata, ndaj janë të vendosur të japin gjithçka nga vetvetja për të arritur qëllimin.

ffk

 

Sikur në stërvitjen e parë edhe në këtë të sotmen me shumë zell e përkushtim futbollistët e Kombëtares punuan mjaft në të gjitha segmentet si dhe në lidhshmërinë ndërmjet reparteve. Pas stërvitjeve deklaruan:

“Tash kemi tri ardhje të reja, që nuk ishin në tubimet e mëhershme, ndaj parësore ishte të i inkuadrojmë dhe të i komponojmë mirë brenda ekipit. Punuam si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Provuam disa skema të njohur që na përshtaten neve sikur edhe për kundërvënie të kundërshtarëve. Djemtë me plotë seriozitet po punojnë dhe po japin maksimumin në detyrat e tyre. Do të vazhdojmë të përgatitemi sa më mirë”, tha Ramiz Krasniqi, përzgjedhës.