‘Rambo’ i Prishtinës, djaloshi nga Ferizaj me të ardhme të ndritur

Pak ditë më parë, FC Prishtina vazhdoi kontratën me pesë futbollistë që pritet të jenë yje të së ardhmes.

Lis Ahmeti, Laurit Behluli, Ramush Ramadani, Trimron Selimi dhe Armend Gashi vazhduan kontratën me klubin prishtinas, duke u konfirmuar si futbollistët tek të cilët ky klub llogaritët në vitet në vijim.

I veçantë është Ramush Ramadani, 19-vjeçari me një emër jo karakteristik për gjeneratën e tij, por që ka edhe talent të jashtëzakonshëm për topin e rrumbullakët.

Ramushi luan si mesfushor, ndërsa te Prishtina ka kaluar të gjitha grupmoshat duke udhëtuar vazhdimisht me qyteti i tij i lindjes: Ferizaj.

Puna dhe përkushtimi i palodhshëm që e kam bërë gjatë gjitha gjeneratave të reja të klubit të Prishtinës, u shpërblyen me vazhdimin e dytë të kontratës. Falënderoj Zotin, familjen dhe të gjithë ata që më përkrahën deri më sot. Premtoj që do të jap maksimumin për ekipin, për t’i arritur objektivat e klubit cila do qofshin ato”, është shprehur Ramadani për faqen zyrtare të klubit.

Ramadani poashtu ishte pjesë e skuadrës U15 të Kombëtares së Kosovës. /Gazeta Olle/