Ramadani shkoi, kush e ka radhën?

Superliga këtë vit pritet të tregohet e pamëshirshme për trajnerët.

Nuk kanë kaluar ende katër javë dhe kampionët aktual të Kosovës, Trepça ’89 kanë shkarkuar trajnerin Zekerija Ramadani.

Humbja nga Vllaznia e Pozharanit e ka ‘goditur’ kampin zigjelbër që e kanë shkarkuar menjëherë pas ndeshjes, pas bërë edhe analizën më të vogël të ndeshjes.

zekirija ramadani

Por ky nuk është lajmi i fundit.

Në pozitë aspak më të mirë nuk është as Arsim Thaqi. Klubi vetëm e ka afër vetës zëvendësin e tij, ku ditë më parë ka arritur marrëveshje me Mirel Josën, shkruan GazetaOlle.com.

arsim thaqi

Ajo që nuk po bind të Prishtina është loja e dobët e skuadrës. Edhe pse në skuadër kanë lojtarët më të paguar në Superligë, Prishtina luajti vetëm 30 minutat e fundit ndaj Drenicës.

I fundit është Milaim Zuzaku. Drita njëra nga skuadrat më të përforcuara në Superligën, nuk po arrin të dal nga pozita e saj e ‘preferuar’, vendi i 10-të.

zuzaku

Katër ndeshje, katër pikë, janë shumë pak për këtë skuadër.

Fitoret në ndeshjet e fundit i kanë shpëtuar nga fija e perit, Bekim Isufin dhe Blendi Shkëmbin. /Olle/