Ramadani: Ky barazim s’do të ndikojë negativisht, pikë e vlefshme

Trajneri i Trepçës ’89, Zekirja Ramadani, e ka vlerësuar pozitiv barazimin ndaj Drenicës, duke e konsideruar rivalin si një skuadër të fortë.

“Është mirë që nuk humbëm. Çdo pikë është e vlefshme. Nuk besoj që fakti që nuk fituam do të ndikojë negativisht. Drenica është një skuadër e mirë dhe fusha po ashtu e bëri të veten. Ky ishte maksimumi ynë sot”, deklaroi Ramadani për “Supersport”, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Ai theksoi në fund që 89-shi i tij luajti më mirë, ani pse raste patën edhe vendësit.

Sfida në “Bajram Aliu” u mbyll pa gola, 0:0.