Ramadani: Besa nuk ishte rival i fortë, por ka të ardhme

Trajneri i Trepçës ’89, Zekirija Ramadani, i ka uruar futbollistët e skuadrës së tij për trofeun e Superkupës.

Ai mendon që Besa ka të ardhme.

“Duhet t’i uroj futbollistët për angazhim. Nuk ishte një ndeshje e thjshtë, ishte ndeshje e Superkupës, kishte trofe e medjalje. Nuk them se ishim të kënaqur, por për të bërë një lojë të mirë duhet edhe një kundërshtar i mirë. Besa ka ardhmëri, por shihet se lojtarët kundërshtarë ishin të pa eksperiencë. Më mirë se kështu për ta filluar kampionatin e ri, nuk kishte”, pohoi Ramadani për Super Sport.

Tekniku i 89-shit ka folur edhe për konkurrencën në ekip.

”Është rritur konkurrenca pasi është larguar vetëm Diar Mustafa dhe kanë ardhur shumë përforcime. Kemi mundësi për të bërë situata të ndryshme në lojë”.