Raiola habit të gjithë për Pogban

Mino Raiola thotë se klienti i tij Paul Pogba ka tërhequr interesin e të gjithë Evropës, por ende mund të mbetet në Juventus.

Mesfushori francez është konsideruar si një prej lojtrëve me të ardhme të mëdha në botën e futbollin, dhe pavarësisht se ka nënshkruar një marrëveshje të re në tetor me Juventusin, gjithmonë ka qenë i lidhur me një largim të mundhshëm.

“Të gjitha klubet e mëdha janë të interesuar”,  tha Raiola në një intervistë për ‘Le Parisien’, transmeton ‘Gazeta olle’.

“Ne i respektojmë ligat në Francë, Gjermani, Spanjë, Angli dhe Itali. Ligue 1 nuk është shumë e vogël për Pogban (ai ka qenë i lidhur me një kalim në Paris Saint –Germain). Gjithkush mendon se ai do të iki nga Juventusi, por që kjo nuk është e sigurt. E gjitha varet nga vullneti i klubit dhe i Paulit. Kurt ë vijë koha ai do të largohet nga Juventus”.