Rahoveci tërhiqet nga Liga Ballkanike: Reagon KB Peja!

KB Rahoveci është tërhekur nga garat e Ballkan Ligës pas pakënaqësive rreth organizimit të këtij turneu të basketbollit.

Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga anëtar të bordit të Rahovecit, përcjellë Gazeta Olle.

E ndeshja e radhës për Rahovecin në këtë ligë ishte e planifikuar të zhvillohet nesër, ndaj rivalit kosovar, Pejës.

Pikërisht këta të fundit kanë reaguar me anë të një postimi, duke njoftuar se kjo ndeshje nuk do të zhvillohet.

“Të nderuar dashamirë të basketbollit, ju njoftojmë që ndeshja e cila ishte planifikuar të luhet nesër në kuadër të Ligës Ballkanike ndërmjet KB Peja dhe KB Rahoveci është anuluar.

Arsya e anulimit të kësaj ndeshje është se KB Rahoveci është larguar nga Liga Ballkanike dhe nuk do zhvillojë më lojë në këtë ligë.

KB Peja zhvillon ndeshjen e radhës në SupërLigë të Dielën me fillim nga ora 17.00 dhe ndeshet me Rahovecin në Karagaç”, thuhet në njoftimin e fundit nga KB Peja./Gazeta Olle