Rahoveci sot bën historinë, do të luajë ndeshjen e parë ndërkombëtare ndaj skuadrës rumune

Sot për qytetin e Rahovecit do të jetë një natë historike në aspektin sportiv.

Skuadra e basketbollit, Rahoveci do të luajë për herë të parë në histori një ndeshje në Evropë, shkruan Gazeta Olle.

Skuadra, Cluj Napoca është rivali i parë i vreshtarëve në kualifikime të Fiba Euro Cup.

Fotografia e KB Rahoveci

Ky takim do të zhvillohet në arenën e zjarrtë, “Mizahir Isma”, dhe fillon nga ora 20:30.

Në këtë garë nga faza e grupeve e nis edhe kampioni aktual, Prishtina./GazetaOlle