Rahoveci siguron kalim në fazën finale të Ligës Ballkanike, fat i keq për Vllazninë e Shkodrës

KB Rahoveci ka arritur fitore të madhe në kuadër të Ligës Ballkanike ndaj skuadrës Ibar Rozhaje e zhvilluar në palestrën ‘Sportski Centar’.

‘Vreshtarët’ fituan me rezultatin 67:72, duke bërë kështu hapin e madh duke u kualifikuar në fazën e play off-it të kësaj lige, shkruan Gazeta Olle.

Te Rahoveci, me 19 pikë u dallua amerikani, Davis, kurse 18 pikë të tjera i shtoi edhe Mcfolley.

E Arian Callaku ishte më i dalluari nga basketbollistët kosovar në këtë takim duke shënuar 12 pikë në 27 minuta lojë.

Kurse, te skuadra vendase Ibar, u dalluan dyshja, Cekic (17 pikë) dhe Simovic (16).

Kështu, pas Academic Butlex, Pejës e Ibar Rozhajës, Rahoveci bëhet skuadra e katërt që siguron plasmanin tutje.

Ndërsa skuadra e vetme që eliminohet nga kjo garë është ekipi shqiptar i Vllaznisë së Shkodrës që pas tetë ndeshjeve arriti vetëm dy fitore e bëri gjashtë humbje./Gazeta Olle