Rahoveci prezanton basketbollistin amerikan, debuton të enjten në derbi

KB Rahoveci është përforcuar edhe me një basketbollist të huaj.

Tashmë këtë skuadër e ka përforcuar, Josh Davis, përcjellë Gazeta Olle.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare  e Rahovecit në rrjetet sociale.

“Josh Davis ateron në RAHOVEC.

Davis 23 vjeçar nga Detroiti i SHBA-ve, është përforcimi më i ri i skuadrës sonë.
Josh 196 cm i gjatë, ishte pjese e klubit Western Michigan ku edhe ka pasur paraqitje të rregullta.
I njejti do të arrij sonte në Rahovec për t’iu bashkuar bashkëlojtarëve në stërvitje. Josh do të jetë i gatshëm dhe në dispozicion të skuadrës sonë për super ndeshjen qe zhvillohet të enjtën ndaj Yllit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndryshe, Rahoveci është lider i Superligës së Kosovës në basketboll pas 13-të xhirosh.