Rahoveci – Peja, mbyllet pjesa e parë: Ky është rezultati!

Ka përfunduar pjesa  e parë e ndeshjes gjysmëfinale, Rahoveci – Peja, në kuadër të Kupës së Kosovës.

Pas kësaj pjesëloje, Rahoveci ka shkruar në epërsi të lehtë, 39:35, ndaj Pejës, shkruan Gazeta Olle.

Davis ishte basketbollisti më efikas duke shënuar 14 pikë te Rahoveci, kurse nga 9 pikë i shtuan edhe Mcfolley dhe Morina.

Kurse, te Peja u dallua Drilon Hajrizi me 10 pikë.

Ndërsa qendra amerikane, Jackson shtoi 8 pikë të tjera.