Rahoveci – Peja: Dihet edhe finalisti i dytë i Kupës së Kosovës!

Ka përfunduar edhe gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Kosovës në basketboll në mes të Rahovecit dhe Pejës.

Këtë takim e fitoj skuadra e Pejës me rezultatin 90:82, shkruan Gazeta Olle.

Te Peja, me 24 pikë u dallua amerikan Jackson.

Kurse, Jonson shtoi 16 të tjera, ndërsa nga basketbollistët vendor Dardan Berisha dhe Drilon Hajrizi shënuan 17, respektivisht 16 pikë.

E te Rahoveci, më të dalluarit ishin Devis me 33 pikë, e Mcfolley me 18 të tjera.

Kështu, me fitore, Peja siguron një finale tjetër e ku për kundërshtar do ta ketë ekipin e Yllit.

Ky takim do të zhvillohet të shtunën nga ora 19:00, po në Rahovec./Gazeta Olle