Rahoveci mposht Ballkanin

Në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri të garave në ligën e parë të Kosovës në futboll, Rahoveci dhe Ballkani nga Suhareka zhvilluan ndeshjen kontrolluese, ku skuadra rahovecase fitoi me rezultatin minimal 1:0.

Ndeshja ishte e hapur që nga fillimi, ku futbollistët e të dyja skuadrave krijonin raste, por afro 700 shikues kanë parë vetëm një gol, por të kënaqur me lojën e zhvilluar, aksionet e bukura të akterëve në fushë i përshëndetnin me duartrokitje.

Të vetmin gol e ka shënuar Kushtrim Krasniqi, përforcim i ardhur nga Kosova e Prishtinës në minutën 20, pas një pasimi të bukur të Caner Gzimit. Të dy kryetrajnerët, nikoqiri Senad Alirifa, dhe kryetrajneri i udhëtuesve, Arsim Shala, në pjesën e dytë kanë inkuadruar lojtar nga pankina, por më i guximshmi në këtë ishte Alirifa, i cili në ndeshje ka provuar 26 lojtar, duke inkuadruar në mesin e tyre edhe 15 vjeçarët Afrim Rama, Auron Dula, Adnan Osa, Besart Sokoli dhe Haxhi Sada, të cili me angazhimin e tyre kanë impresionuar shikuesit.

Të hënën, Rahoveci po zhvillon edhe një ndeshje miqësore, me skuadrën e riaktivizuar në ligën e dytë, Ratkocin nga Ratkoci i Rahovecit.( Shaip Shala)