Rahoveci mban 6-shen kryesore të ekipit

Përmes një komunikimi në faqen zyrtare, klubi i basketbollit “Rahoveci” ka konfirmuar lajmin që pas diskutimit me bordin e klubit, 6 lojtarët kryesorë të sezonit të kaluar do të jenë pjesë e ‘Vreshtarëve’ edhe sezonin e ardhshëm.

Mustafë Merovci, Alban Latifaj, Arion Balluku, Albatrit Berisha, Driton Bajrami, Alban Latifaj dhe Ardit Osmani do ta vazhdojnë qëndrimin e tyre në Rahovec edhe për një vit.

Me nënshkrimin e këtyre kontratave, Rahoveci ka kompletuar listën e 13 lojtarëve për sezonin e ardhshëm, ndërsa gjatë ditëve në vijim do të publikohet emri i trajnerit të ri dhe data e fillimit të përgatitjeve për sezonin e ardhshëm.