Rahoveci maestral shuan Yllin e Suharekës me fitore bindëse

Basketbollistët e Rahovecit me lojën maestrale dhe atraktive ka fituar bindshëm ndaj skuadrës nikoqire Golden Eagle Ylli të Suharekës me rezultat 81 : 103, ku basketbollistët rahovecas nga fillimi kanë dominuar, duke krijuar diferencën në rezultat, ashtu që fitorja e tyre në asnjë moment nuk është rezikuar.

Loja ka filluar me dominimin e mysafirëve të cilit në minutën 3 me trepikëshin e Tyler Deihl, 5 : 10, për të pasuar edhe trepikëshi i Artin Gashit, ish lojtarin e Yllit, 5 : 13, ndërkaq ky lojtar ka qenë sonte tejet i disponuar duke shënuar 31 poena, disa prej tyre me ngulitje atraktive.

Në vazhdim të lojës, Deihl edhe një herë shënon trepikëshin duke ngritur rezultatin në 8 : 18 në të mirë të mysafirëve. Duhet theksuar se Deihl krejt 24 pika i ka shënuar me gjuajtje për tre pikë.

Vendasit tentonin vetëm përmes tre lojtar të rezikonin mysafirët, Andersonit, Karanezit dhe Brownit, por poenat të tyre nuk kanë qenë mjaftueshme, ku skuadra mysafire në radhët e veta dispononte me më shumë realizatorë.Çereku i parë përmbyllet me rezultat 23 : 34 me trepikëshin e Albatrit Berishës.

Krahas rivalitetit në parket, rivaliteti më i nxehtë ndodhte deri në fund të ndeshjes në tribuna, ku atmosferën e krijonin tifozët, ” Xhebrailët” vendas dhe ” Ultras Vreshtarët ” rahovecas, të cilit pandalur përkrahnin basketbollistët e tyre. Edhe çereku i dytë fillon me dominimin e mysafirëve, ku Berisha me trepikëshin e ngrit rezultatin , 21 : 37, por kundërpërgjigjet Brown me trepikësh dhe zvogëlon rezultatin, ndërkaq Artin Gashi në kundërsulm me ngulitje atraktive shënon, 31 : 46, kurse në pushim shkohet me trepikëshin e Tyler Deihl, 43: 58.

Në çerekun e tretë, mysafirën nga minuta në minutë e risin rezultatin, në minutën 25 Deihl shënon për diferencën prej njëzet pikave, 47 : 67, e cila diferencë ritet në minutën 28 kur Artin Gashi edhe me një ngulitje atraktive shënon, 54 : 80, i cili edhe e përfundon çerekun e tretë edhe me një trepikësh, 60 : 85.

ylli 1

Çereku i fundit ishte vetëm formalitet ku vendasit tentonin të zvogëlojnë rezultatin por mbrojtja e rahovecasve ishte çdo moment në vendin e duhur. Në tre minuta të fundit, trajneri Jeton Nixha inkuadron Albion Metbalën, i cili ka vjedhur tre topa, dy asistime dhe me gjuajtje për tre pikë është i suksesshëm, duke e përmbyllur ndeshjen me rezultat të thellë, 81 : 103 në të mirë të Rahovecit. (Shaip Shala)

Golden Eagle Ylli – Rahoveci 81 : 103 ( 23 : 34, 20 : 24, 17 : 27, 21 : 18)

Palestra sportive ” 13 Qershori” në Suharekë.

Shikues : 1500.

Gjyqtarë : Xhelal Mumini, Elion Obërtinca, Blendi Fejza.

Vëzhgues : Gzim Maloku.

Golden Eagle Ylli : Hoxha, Preçi, Anderson 27, Elshani, Gashi, Arifaj 5, Karanezi 20, Brown 20, Asllanaj, Hajdari, Grosha 9. Trajner : Beqir Berisha.

Rahoveci : Deihl 24, Belinger 11, Metbala 3, A. Gashi 31, Morina 5, Bunjaku, Sharku 4 , Merovci 11, Farmer 8, Y.Gashi, Mullabazi, Trajner : Jeton Nixha.