Rahoveci fiton në frymën e fundit derbin shqiptar të Ligës Ballkanike

Rahoveci e ka fituar në frymën e fundit ndeshjen e sotme në kuadër të Ligës Ballkanike në basketboll ndaj skuadrës shqiptare Vllaznia nga Shkodra.

Me rezultatin, 78:73, ‘Vreshtarët’ dolën kokëlartë në këtë përballje vetëm falë efikasitetit më të mirë në minutën e fundit të ndeshjes, shkruan Gazeta Olle.

Davis me 25 pikë ishte basketbollisti më efikas te Rahoveci.

Kurse, amerikani tjetër Mcfolley shtoi edhe 14 të tjera, kurse vendori Altin Morina kontribuoi me 12 pikë.

Ndërsa, te skuadra shqiptare e Vllaznisë u dalluan, Kusovac me 27 pikë.

E 14 të tjera i shtoi edhe amerikani Jaylen.

Ishte kjo fitorja e tretë e Rahovecit në Ligën Ballkanike, kurse për Vllazninë humbja e shtatë, krahas një fitore që ka.