Rahoveci fillon dobët, por në fund mposht Vëllaznimin

Basketbollistët e Rahovecit e filluan dobët ndeshjen me Vëllaznimin vendas, por në fund e mposhtën pas vazhdimit prej pesë minutave me rezultat 86 : 75, pasi koha e rregullt ka përfunduar me 70:70.

Loja ka filluar me dominim të plotë të gjakovarëve, të cilit përmes Beg Kovaçit, Arian Çollakut dhe Blendi Matoshit shënojnë, ndërkaq basketbollistët rahovecas gabonin dhe humbnin topin si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, dhe në minutën e 5 avancojnë me rezultat 11:1, kur edhe mysafirët shënojnë poenin e parë. Edhe në vazhdim të lojës, vendasit po shfrytëzojnë gabimet katastrofale të mysafirëve dhe në minutën 8 avancojnë me 21:7, ndërkaq çereku i parë përmbyllet me rezultat 25:12.

Në çerekun e dytë , trajneri i skuadrës rahovecase, Jeton Nixha, inkuadron Arion Ballukun dhe mysafirët zgjohen nga letargjia dhe me mbrojtje të ngjeshur dhe efikasitet në sulm, arrijnë të zvogëlojnë rezultatin përmes Driton Bajramit, Valon Bunjakut, të cilit me gjuajtje për tre pikë dhe në minutën 15 semafori tregon rezultatin 27:19, por në anën e kundërt Çollaku vendas shënon trepikësin e tij të katërt, por pjesa e parë përmbyllet vetëm gjashtë diferencë në favor të vendasve, 39:33.

Në çerekun e tretë vjen në shprehje edhe përgatitja më e mirë e mysafirëve, të cilit vazhdimisht e zvogëlojnë avantazhin e vendasve, dhe në minutën 23 e barazojnë rezultatin për herë të parë në ndeshje përmes Merovcit, i cili realizon një gjuajtje të lirë, 42:42, pasojnë humbjet të topave nga duart e mysafirëve, por në dy minuta të fundit, i disponuari Albatrit Berisha shënon dy herë trepikëshin dhe e përmbyll çerekun e tretë m e rezultat 53:53.

Në çerekun e tretë zhvillohet lufta për çdo top me vetëmohim të madh të lojtarëve, rezultati vazhdimish është dy ose një poen diference.Në minutën 36, Artin Gashi barazon për herë të dytë në 63 : 63, por Kovaçi e ndërron rezultatin me dy pikë të tij, për tè barazuar përsëri Muhamed Hasani. Minuta e fundit e ndeshje ishte dramarike, Gashi e sjell skuadrën mysafire në avantazh, 68 : 69, Hasani realizon një gjuajtje të lirë, 68:70, por 8 sekonda para fundit, Fisnik Juniku, realizon dy gjuajtje të lira, dhe ndeshja përmbyllet me barazim 70:70. Në këtë pjesë të lojës, për shkak të pesë gabimeve personale, tek vendasit largohen nga loja, Çollaku, Matoshi dhe Kovaçi, ndërkaq në vazhdim prej pesë minutave, mysafirët plotësisht dominojnë, ku vendasit shënojnë vetëm pesë pikë, ndërsa rahovecasit 16 sosh.

Lojtarët më efikas tek vendasit ishin Kovaçi me 18 dhe Çollaku me 17 pikë të shënuara, ndërkaq tek skuadra mysafire Muhamed Hasani ka shënuar 17 pikë, Valon Bunjaku 16, dhe nga 15 pikë Artin Gashi dhe Arion Balluku.