Rahoveci dorëzohet në fund, mposhtet nga skuadra bullgare në Ligën Ballkanike

Rahoveci është dorëzuar në çerekun e fundit në kuadër të ndeshjes në Ligën Ballkanike ndaj skuadrës bullgare, Academic Bultex.

‘Vreshtarët’ në këtë takim u mposhtën me rezultatin 77:86, shkruan Gazeta Olle.

Morina, ishte pikëshënuesi më i mirë te skuadra vendase e Rahovecit me 17 pikë të shënuara.

Kurse, nga 16 pikë të tjera i shtuan edhe dyshja amerikane, Davis dhe Mcfolley.

E te mysafirët nga Bullgaria u dalluan, Smith me 20 pikë.

Ndërsa, edhe Bachev shtoi 14 të tjera.

Rahoveci me humbje mbetet në pozitën e katërt në Ligën Ballkanike, kurse, Academic Butlex vazhdon të jetë lider i padiskutueshëm.