Raheem Sterling bëhet me super-kontratë te Manchester City

Sulmuesi i krahut, Raheem Sterling pritet së shpejti të firmos kontratën e re te Manchester City, ka shkruar të hënën “Daily Mail”.

Mësohet se negocitat mes palëve tashmë kanë nisur dhe pritet që gjithçka të zyrtarizohet brenda këtij muaji, transmeton Koha Ditore.

Me kontratën e re, Sterling do të jetë pjesë e Cityt deri në vitin 2025 dhe do të ketë një pagë javore prej 580 mijë eurosh.

Këtë edicion, Sterling ka shënuar nëntë gola në 12 ndeshje dhe është njëri prej lojtarëve kryesor te City. Kontrata e tij aktuale me Cityn i skadon në verën e vitit 2023.

Sterling është pjesë e Cityt prej vitit 2015 dhe me këtë ekip ka fituar dy tituj kampionit të Anglisë deri më tani. Ai karrierë ka bërë edhe te Liverpooli si dhe ka 55 ndeshje e 12 gola për përfaqësuesen angleze.