Rafuna: Jam futbollist i lirë, kam oferta nga Superliga e Liga e Parë

Skuadra e Vushtrrisë është duke përforcuar skuadrën për edicionin e ri në Superligë.

Por në këtë skuadër tashmë disa futbollist kanë mbetur edhe të lirë pas skadimit të kontratave, raporton Gazeta Olle.

Një ndër ta është edhe mbrojtësi i krahut, Eugen Rafuna.

Ky i fundit për Gazeta Olle ka thënë se pritet që shumë shpejtë të bisedoj me kryesin e Vushtrrisë.

“Gjatë këtyre ditëve do të bisedoj me zyrtar të Vushtrrisë, pasi që më ka skaduar kontrata. Aktualisht jam futbollist i lirë, ndërsa kam oferta nga një skuadër e Superligës dhe dy të tjera të Ligës së Parë”, ka thënë anësori Rafuna.

Në edicionin e fundit, mbrojtësi i krahut ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar pesë asistime për bashkëlojtarët e tij te Vushtrria.