Rafinha: Barcelonë, sa tituj fitove vitin e kaluar?

Mbrojtësi anësor i Bayernit të Munichut, Rafinha, ka ironizuar me Barcelonën duke pyetur se sa tituj i ka fituar kjo skuadër edicionin e kaluar.

“Në Barcelonë luajtëm mirë për 77 minuta dhe besoj që kemi mundësi për tu kualifikuar nëse e fillojmë ndeshjen duke luajtur fortë. Dështimi? Ne e kemi fituar Bundesligën, më tregoni sa tituj i fitoi Barcelona vitin e kaluar? Jemi në gjysmëfinale dhe çfarëdo që të ndodhë ky është një sezon i mirë për ne”, tha Rafinha.

Ndeshja ndërmjet Bayernit të Munichut dhe Barcelonës zhvillohet nesër me fillim prej orës 20:45. /Gazeta Olle