Rafet Prekazi shpall listën e Kosovës U-21 për ndeshjen me Shqipërinë U-21

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U-21, Rafet Prekazi, ka zbuluar sot listën e lojtarëve për ndeshjen me Shqipërinë.
Kosova më 15 tetor është mysafire e kombëtares kuqezi.
Prekazi ka ftuar 22 lojtarë. Në listë figurojnë edhe dy lojtarët e Ballkanit, Blendi Baftiu e Arbër Hoxha, si dhe tre portierët e Superligës, Smakiqi, Nika e Hyseni.
Lojtarët tjerë vijnë nga Shqipëria, Maqedonia, Gjermania, Zvicra etj.