Ndeshjet e Kombëtares në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

Kthehet moda e përcjelljes publike të ndeshjeve të kombëtares shqiptare në sheshin kryesor në kryeqendrën e Kosovës, ‘Zahir Pajaziti’.

Ne vazhdën e organizimeve në drejtim të promovimit të vlerave sportive në Kosovë edhe ketë vite si veteiniciatore “KD Events & Communications” organizon 4 ndeshjet e mbetura të kombëtares se Shqipërisë ne futboll në bashkëpunim me Radio Televizionin e Kosovës, e përkrahur nga Komuna e Prishtinës dhe partnerët e vet iu sjell atmosferën e ndeshjeve të mbetura të kombëtares shqiptare në sheshin kryesor të Prishtinës.

“KREJT PO KTHEHEN – edhe kombetarja n’trip” Të premten, stadiumi i Copenhages ateron në sheshin “Zahir Pajaziti” me atmosferë, ekrane gjigand, zerim profesional, fishekzjarr, Konfeti te gjitha këto ne dy ngjyra “ KUQ E ZI”.

Ndeshjet si ” Danimarke – Shqipëri”; “Shqipëri – Portugali” dhe ” Armeni – Shqipëri” do te organizohen vetëm ne qytetin e Prishtinës ne Sheshin “Zahir Pajaziti “ , ndërsa ndeshja me e rëndësishme edhe për nga Historia edhe emocionet “Shqipëri – Serbi”, me 10 Tetor 2015, do te transmetohet edhe në qytetet e tjera të Kosovës si në Peja, Gjakovë, Prizren. Ferizaj, Gjilan, që do të jetë një organizim madhështore dhe festë për mbare popullin e Kosovës”.

“Falënderojmë te gjitha komunat gjegjëse qe kane përqafuar idenë e projektit me te madhe qe do te realizohet ne te njëjtën kohe ne te gjitha qendrat e Kosovës. Aktiviteti i parë i llojit të tillë është organizuar më 2012, po ashtu nga KD Events & Communication, me ndeshje të kombëtares, të Ligës së kampionëve, të kampionateve Evropiane dhe Botërore, por ne nuk ndalemi me kaq dhe në verën e vitit të ardhshëm do të jetë vet evropiani, Franca 2016 që do transmetohet në formatin e tillë për publik ne bashkëpunim me televizionin e aktiviteteve te tilla madhështore “RTK”.

Të gjithë sportdashësit që nuk do të kenë mundësi të udhëtojnë për Copenhagen, Elbasan Arena do ta kenë mundësinë që në ambient të hapur ta përcjellin ndeshjen vendimtare për kombëtaren tonë ne te gjitha qendrat kryesore te qyteteve te lartcekura, raporton sporti1.com.

“EJA EDHE TI – KREJT PO KTHEHEN – edhe kombetarja n’trip”…

ko