Qorri: Skuadrën e re e vendosi në ditët në vazhdim

Mesfushori nga Prishtina, Burim Qorri, ditë më parë është larguar nga skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës, ekip që garon në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Qorri i cili më parë ka qenë pjesë e Feronikelit, e vlerëson kështu aventurën te skuadra gjakovare.

“Në aspektin personal, më kanë përcjell shumë lëndime dhe nuk kam mundur që t’i ndihmojë ekipit në shumë ndeshje”.

”Në kohën sa kemi qenë në Superligë, në gjashtë-mujorin e parë kemi arritur që të tubojmë shumë pikë, por në pjesën tjetër të kampionatit, nuk shkoi gjithçka mirë sa i përket rezultateve dhe e humbëm vendin në Superligë”, ka deklaruar Burim Qorri për Zërin.

“Tashmë jam lojtar i lirë. Sa i përket ofertave, nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim. Të shohim në ditët në vazhdim se çfarë do të bëhet”, thotë Burim Qorri.