Qindra tifozë udhëtojnë nga Kosova në Finlandë

Stadiumi i Veritas në Turku do të gufojë nga shqiptarët e Kosovës në ndeshjen e 5 shtatorit Finlanda – Kosova.

Për debutimin e Kosovës qindra tifozë do të udhëtojnë nga Kosova për ta përkrahur Përfaqësuesen e tyre, përkundër kostos së lartë.

Ambasada e Finlandës në Prishtinë ka komfirmuar për Gazeta Olle, se shumë tifoz kanë marrë viza për këtë takim, derisa vetë ambasada ka pasur numër të madh aplikuesish.

Po ashtu, edhe në Finlandë rreth 90 për qind të biletave janë blerë nga shqiptarët.

Finlandë – Kosovë, luhet me 5 shtator. /Olle