Qeveria e Republikës së Kosovës me agjendë të ngjeshur për Fadil Vokrrin

Njeriu i parë i futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka ndërruar jetë ditën e sotme, përcjellë GazetaOlle.com.

Qeveria e Republikës së Kosovës nesër e ka një agjendë të ngjeshur kur edhe do të behet varrimi.

Lexoni më poshtë agjendën e Qeverisë

Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e ndarjes nga jeta të Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, nesër (e Diel) më 10.06.2018, në Kuvendin e Kosovës, organizohen Homazhet dhe mbahet Mbledhje Komemorative.

12:00 -13:00 bëhen homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës.

14:00- mbahet mbledhje komemorative në Sallën e Seancave Plenare të Kuvendit të Kosovës.

17:00 bëhet varrimi në varrezat e qytetit të Prishtinës, në Dragodan.