Qendërmbrojtësi Rrahmani, golashënuesi i tretë më i mirë i Kosovës

Është vetëm qendërmbrojtës, por Kombëtarja e Kosovës ka përfituar jashtëzakonisht shumë nga Amir Rrahmani edhe në sulm.

Kjo pasi 24-vjeçari aktualisht pozicionohet në vendin e tretë në listën e golashënuesve më të mirë të “Dardanëve”.

Aktualisht, Arbër Zeneli prinë me shtatë gola, me Vedat Muriqin – i cili realizoi dje kundër Çekisë – që renditet i dyti me gjashtë.

E në vendin e tretë vjen Rrahmani me 4, aq sa ka edhe Rashica.

Ndërkaq, Elbasan Rashani dhe Benjamin Kololli kanë nga tre, një më shumë se Donis Avdijaj, Edon Zhegrova dhe Atdhe Nuhiu që kanë nga 2.

Më poshtë, top dhjetëshja:

Arbër Zeneli – 7 gola
Vedat Muriqi – 6 gola
Amir Rrahmani – 4 gola
Milot Rashica – 4 gola
Elbasan Rashani – 3 gola
Benjamin Kololli – 3 gola
Donis Avdijaj – 2 gola
Edon Zhegrova – 2 gola
Atdhe Nuhiu – 2 gola
Albert Bunjaku – 1 gol