“Që nga e hëna skuadrat mund të stërviten, kampionati rikthehet më 3 qershor”

Armand Duka në një intervistë për “Tuttomercatoweb”, ka konfirmuar se kampionati shqiptar rikthehet në fillim të qershorit ndërsa skuadrat stërvitjet i nisin nga kjo e hënën që vjen.

“Nga 9 marsi e deri më tani nuk kemi parë fushën, si futboll, ashtu edhe të gjitha aktivitetet. Javën tjetër, nga e hëna 18 maj, do të rifillojmë me seancat në grup, dhe nga 3 qershori, do të rifillojmë Kategorinë Superiore”.

“Pastaj nga 7 qershori nis Kategoria e Parë dhe e Dytë. Deri më tani ne kemi bërë që lojtarët të punojnë me seanca të bëra nga trajnerët, për të punuar me mundësitë që kanë në shtëpi”, ka thënë Duka.

“Ne kemi bërë një protokoll për të rifilluar, të ngjashëm me atë gjerman. Do të bëjmë gjithçka sipas kushteve dhe mundësive tona, nuk është e pamundur të respektohet rregullat dhe duhet thënë se në Shqipëri përhapja e virusit nuk ka qenë aq shumë sa në vendet e tjera”.

“Situata ka qenë e ndryshme në krahasim me vendet e tjera, për fat të mirë”, sqaroi Duka.