Puyol flet për Messin: Më turpëronte

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Carles Puyol ka zbuluar se Lionel Messi ishte i pandalshëm dhe se e turpëronte atë në stërvitje.

Carles Puyol ka zbuluar se Lionel Messi e ka turpëruar atë pothuajse në çdo stërvitje të skuadrës së Barcelonës.

“Në një ndeshje të vogël një kundër një, unë i thoja vetës: Dua të shoh nëse mund ta ndalojë atë. Sidoqoftë, ai më turpëronte”.

“Guardiola më thoshte: ‘Puyol mos e lëndo atë’, tha Puyol për La Vanguardia.

“Unë i thashë Guardiolës: ‘Nëse nuk dëshironi që diçka të ndodh, atëherë përfundoje stërvitjen. ‘Unë kam tentuar gjithçka, por ai më driblonte çdo herë në mënyrën e tij më të thjeshtë”, përfundoi Puyol.