Punë, përkushtim dhe sukses në Gjysmëmaratonën e Prishtinës: Tirron Mamusha, atleti i së ardhmes

Tirron Mamusha është një ndër atletët më perspektivë në vendin tonë.

Gjakovari ka bërë paraqitje shumë të mirë edhe në Gjysmëmaratonën Prishtina 2019, që u mbajt në fundjavë, përcjellë Gazeta Olle.

Në radhitjen e përgjithshme, Mamusha zuri vendin e shtatë, apo të parin prej garuesve vendorë.

Në anën tjetër, Mamusha është shpallur kampion i Kosovës në 21 kilometra.

Ai e vulosi këtë sukses me kohën 1:13:40.

Me punë e përkushtim, Mamusha pritet të jetë ndër atletët më të mirë të vendit në vitet e ardhshme. /Gazeta Olle/