“Puka Sports Management & Consulting” vjen edhe në Kosovë

Firma e njohur shqiptare për futbollistë në Suedi, “Puka Sports Management & Consulting”, tani do të funksionojë edhe në Kosovë. Kjo firmë e ka licencuar ‘scoutin’ për territorin e Kosovës dhe ai do të jetë Egzon Puka.

Pasi ka futur në xhirin e saj disa futbollistë, për të cilët përkujdeset rreth kontratave, klubeve dhe gjithçka tjetër rreth tyre, kjo firmë synon që të marrë edhe futbollistë nga Kosova.

E sigurisht që një lajm i tillë është i mirëpritur për futbollin kosovar, sidomos kur kihet parasysh fakti që tani jemi pranë pranimit në instancat më të larta të futbollit evropian.

“Puka Sports Management & Consulting” shumë shpejtë pritet të fillojë bashkëpunimin me shkollat e futbollit si dhe do të fillojë vëzhgimin e talenteve për transferimin e tyre jashtë futbollit kosovar. /Gazeta Olle