Publikohet promoja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës për ndeshjet e marsit (VIDEO)

Është publikuar sot promoja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës për të dyja ndeshjet, miqësoren me Danimarkën dhe ndeshjen zyrtare me Bullgarinë.
Takimi me Danimarkën luhet më 21 mars, kurse katër ditë më vonë me Bullgarinë.
Të dyja takimet zhvillohen në stadiumin Fadil Vokrri.
Në promon profesionale të publikuar me moton “Dardanët drejt EURO 2020, vazhdojmë me krenari dhe përgjegjësi”, janë përfshirë pamjet më të mira nga ndeshjet e Kosovës në Ligën e Kombeve.
Golat e Arbër Zenelit, goli më i mirë i Milot Rashicës i vlerësuar nga UEFA, golat e Benjamin Kolollit dhe të tjerëve, banderolat me numrin 9 dhe transparenti “Our Hero” që iu dedikua presisdentit legjendar, Fadil Vokrri, kanë zënë vend në promon e FFK-së, raporton Gazeta Olle.
Nuk mungon edhe festa e lojtarëve dhe kryetarit Agim Ademi në zhveshtore, pas fitores ndaj Azerbajxhanit.
Foto: Hilmi Veliu

Promo zyrtare e FFK-së për ndeshjet e marsit

Promo zyrtare e FFK-së për ndeshjet me Danimarkën🇩🇰 dhe Bullgarinë🇧🇬🗓21 mars 🇽🇰vs.🇩🇰🗓25 mars 🇽🇰vs.🇧🇬#EURO2020 #Dardanet #FFK

Gepostet von Gazeta OLLE am Montag, 18. März 2019