Publikohet lista e Edi Rejas: Vjen sulmuesi i shumë përfolur

Kombëtarja e Shqipërisë ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e këtij muaji.

Risi e kësaj liste është emri i sulmuesit Florian Kamberi, i cili ftohet për herë të parë në kombëtaren “kuqezi”, shkruan Gazeta Olle.

Kurse, sulmuesi më në formë i Shqipërisë, Sokol Cikalleshi, nuk është ftuar fare për arsye të një lëndimi që ka pësuar.

Në listën e Rejas janë 26 futbollistë të ftuar dhe disa të tjerë në pritje në rast se ndonjë nga lojtarët aktual dëmtohet në grumbullim.