Publikohen videot e përleshjeve në Prishtinë: Ja si i rrahën Plisat tifozët çekë para ndeshjes Kosovë-Çeki

Tifozët e Kosovës janë sulmuar në udhëtimin e djeshëm në Plzen të Çekisë.

Ultrasët çekë, të shquar me qëndrime pro-serbe, kanë sulmuar tifozë civilë nëpër kafenetë e Plzenit dhe kanë marrë më pas përgjegjësinë për sulmet e vazhdueshme, përcjellë Gazeta Olle.

Çekët, të cilët ishin pritur në mënyrë jashtëzakonisht miqësore nga Dardanët në Prishtinë, madje ndoshta më miqësore se që duhej, ua “ngulën thikën në shpinë” kështu tifozëve kosovarë.

Mirëpo, tifo-grupi prishtinas, Plisat, kishte ndërmarrë disa aksione para ndeshjes Kosovë – Çeki në Prishtinë.

Ata i kanë publikuar pamjet vetëm pas ngjarjeve të mbrëmshme, duke treguar që opinioni sportiv nuk kishte të drejtë që kritikoi aq shumë Plisat për disa “fërkime” me çekët në kryeqytet.

Më poshtë, “Olle” ua sjellë tri video të përleshjeve që kanë ndodhur në Prishtinë para ndeshjes së parë, të cilën të përzgjedhurit e Challandes e fituan 2:1. /Gazeta Olle/